Albania

U zunë për një tavolinë në lokal, pezullohen dy mësueset e shkollës ‘Çajupi’ në Tiranë

Ministria e Arsimit ka pezulluar nga detyra dy mësueset e përfshira në konfliktin e ditës së djeshme pranë shkollës “Andon Zako Cajupi”.

“Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Tiranë, pasi konfirmoi zyrtarisht nga organet kompetente përfshirjen e dy mësueseve të shkollës së mesme “Andon Zako Cajupi” në konfliktin ditën e djeshme jashtë ambienteve të shkollës, ka kërkuar nga Institucioni Arsimor mbledhjen e komisionin e etikës dhe disiplinës për vlerësimin e rastit në fjalë. Komisioni menjëherë pas kërkesës mori vendimin për pezullimin e dy mësueseve nga puna deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes“, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.

Në njoftimin e saj publik Zyra Arsimore thekson se:

“Dëshirojmë të garantojmë opinionin publik dhe prindërit e nxënësve në veçanti se për çdo punonjës arsimor i cili përfshihet në ngjarje që cënojnë integritetin e profesionit, apo figurën e lartë të mësuesit, institucionet tona do të veprojnë pa asnjë tolerim, duke u mbështetur në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi”.

Më herët, Policia e Tiranës zbardhi ngjarjen e ndodhur mëngjesin e djeshëm.

Përplasja mes dy mësueseve të shkollës ‘Çajupi’, për vend qëndrim në lokal ka çuar në përfshirjen në konflikt duke përdorur sende të forta, të afërmve të tyre.

Kjo përplasje çoi në pranga një 39 vjeçar, i cili gjatë konfliktit ka qëlluar në ajër me armë zjarri, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Një 32 vjeçar, i afërmi i shtetases D.T., përfundoi në spital nga dëmtimet e marra dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, policia procedoi penalisht pesë prej tyre, ndërsa shpalli në kërkim një tjetër shtetas.

o.j/dita

Football news:

Ajax fans set off fireworks at the stadium at the match with Borussia
Guardiola on coronavirus: I am vaccinated, I trust doctors and scientists. We see how many deaths there are in England
Griezmann caught up with Giroud in goals in the Champions League (35) and shares 5th place with him among the French
In Amsterdam, fireworks are not only on the field, but also in the stands. The public relations of Ajax and Borussia fans
Mbappe has 46 (28+18) points on the goal+pass system in 48 games in the Champions League
Atletico conceded twice before the 15th minute for the first time under Simeon
Guardiola pro 5-1 with Brugge: One of Man City's best games in European competitions