UASHINGTON, 11 tetor /ATSH-AFP/ – Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass paralajmëroi sot për rrezikun e mbingarkesës në vendet e varfra që dalin nga pandemia, duke kërkuar një qasje gjithëpërfshirëse ndaj problemit të borxhit, përfshirë zvogëlimin e tij.

“Bota duhet të mendojë se çfarë të bëjë pas 1 janarit. Vazhdimi i pajisjes DSSI është diçka që duhet të merret parasysh”, tha Malpass.

“Sepserreziku tani është që shumë vende do të dalin nga kriza e COVID-19 me një mbiborxh të konsiderueshëm, që mund të marrë vite për t’u menaxhuar”, paralajmëroi ai.

Për t’u marrë me pandeminë COVID-19, që po përhapej në të gjithë botën, qeveritë në mbarë botën injektuan ndihma masive në ekonomitë e tyre, ndërsa Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar u siguruan vendeve më të prekura nga kriza kredi emergjente.

Nevojitet veprim urgjent, pasi Iniciativa e Pezullimit të Shërbimit të Borxhit të G20-s (DSSI), që mundësoi që ekonomitë më të cënueshme të përfitojnë nga pezullimi i borxhit, përfundon në fund të dhjetorit./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.