UASHINGTON, 18 tetor /ATSH-AA/ – Organizata e Kombeve të Bashkuara  ka dërguar më shumë se 100 tonë ndihma humanitare për Afganistanin, sipas një deklarate nga Komisioni i Lartë i Kombeve tëBashkuara për Refugjatët (UNHCR).

“Gjatë tri ditëve të fundit OKB-ja dërgoi më shumë se 100 tonë ndihma humanitare në aeroportin “Termez”, në kufirin me Uzbekistanit, për t’u dërguar në Afganistan”, tha UNHCR.

Këto ndihma përfshijnë kryesisht produkte të nevojave themelore./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.