Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

UEFA ndëshkon Anglinë, ndeshja e radhës do të luhet pa tifozë. Nuk preket përballja me Shqipërinë

Anglia duhet të luajë ndeshjen e radhës të UEFA-s  me dyer të mbyllura dhe pa tifozë pas trazirave nga tifozët anglezë brenda dhe jashtë stadiumit Wembley në finalen e kësaj vere të Euro 2020.

Por kjo ndeshje pa tifozë nuk do të jetë ajo mes Anglisë dhe Shqipërisë që luhet në muajin nëntor për kualifikueset e Botërorit. Vendimet e UEFA-s për çështje të tilla nuk kanë efekt mbi kompeticionet e FIFA-s.

Kështu, Anglia do të shlyejë dënimin e saj me shumë mundësi në ndeshjen e parë si pritëse në fazën në grupe në Ligën e Kombeve, që do të luhet në qershor 2022.

Hetuesit disiplinorë të UEFA -s e kanë parë sjelljen e tifozëve të Anglisë mes asaj që dukej si një operacion sigurie joefektiv rreth Wembley për paraqitjen e parë të Anglisë në një finale të madhe që nga viti 1966.

Përveç urdhrit për të luajtur ndeshjen e tyre të ardhshme me dyer të mbyllura, Federata Angleze është gjobitur gjithashtu 100,000 euro për “pushtimin e fushës së lojës, për hedhjen e objekteve dhe për shqetësimet gjatë himneve kombëtare”.

Në deklaratën e Federatës Angleze thuhet:

“Edhe pse jemi të zhgënjyer me vendimin, ne e pranojmë dënimin. Ne dënojmë sjelljen e tmerrshme të individëve që shkaktuan skenat e turpshme rreth stadiumit Wembley në finalen e Euro 2020, dhe na vjen shumë keq që disa prej tyre arritën të hyjnë në stadium. Ne jemi të vendosur që kjo nuk mund të përsëritet, kështu që ne kemi porositur një hetim të pavarur, të udhëhequr nga Baronesha Kejsi, për të raportuar mbi rrethanat e përfshira. Ne vazhdojmë të punojmë me autoritetet përkatëse në mbështetje të përpjekjeve të tyre për të ndërmarrë veprime kundër përgjegjësve dhe për t’i mbajtur larg stadiumeve fajtorët.”

j.l./ dita