Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

UEFA ndëshkon Anglinë, ndeshja e radhës me Shqipërinë do të luhet pa tifozë

Anglia duhet të luajë ndeshjen e radhës të UEFA-s me Shqipërinë me dyer të mbyllura dhe pa tifozë pas trazirave nga tifozët anglezë brenda dhe jashtë stadiumit Wembley në finalen e kësaj vere të Euro 2020.

Hetuesit disiplinorë të UEFA -s e kanë parë sjelljen e tifozëve të Anglisë mes asaj që dukej si një operacion sigurie joefektiv rreth Wembley për paraqitjen e parë të Anglisë në një finale të madhe që nga viti 1966.

Përveç urdhrit për të luajtur ndeshjen e tyre të ardhshme me dyer të mbyllura, Federata Angleze është gjobitur gjithashtu 100,000 euro për “pushtimin e fushës së lojës, për hedhjen e objekteve dhe për shqetësimet gjatë himneve kombëtare”.

Në deklaratën e Federatës Angleze thuhet:

“Edhe pse jemi të zhgënjyer me vendimin, ne e pranojmë dënimin. Ne dënojmë sjelljen e tmerrshme të individëve që shkaktuan skenat e turpshme rreth stadiumit Wembley në finalen e Euro 2020, dhe na vjen shumë keq që disa prej tyre arritën të hyjnë në stadium. Ne jemi të vendosur që kjo nuk mund të përsëritet, kështu që ne kemi porositur një hetim të pavarur, të udhëhequr nga Baronesha Kejsi, për të raportuar mbi rrethanat e përfshira. Ne vazhdojmë të punojmë me autoritetet përkatëse në mbështetje të përpjekjeve të tyre për të ndërmarrë veprime kundër përgjegjësve dhe për t’i mbajtur larg stadiumeve fajtorët.”

j.l./ dita