Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Ujëvara e Niagarës ndriçohet për të dytin vit radhazi me ngjyrat kuqezi

TIRANË, 29 nëntor /ATSH/ Ujëvara e Niagarës, simboli i Kanadasë, i njohur në mbarë botën, u ndriçua mbrëmjen e 28 nëntorit për të dytin vit radhazi me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar.

Ambasada e Shqipërisë në Kanada, ndau pamjet spektakolare të Ujëvarës së Niagarës veshur kuqezi, për nder të 109-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Muajit të Trashëgimisë Shqiptare në Ontario.

Ambasada e Shqipërisë në Kanada shprehu mirënjohje dhe falenderim të veçantë për Bordin e Ndriçimit të Ujvarës së Niagarës. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.