Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

“Unë letër higjenike”?!, Xhelali kapet me ndjekësin në FB, më pas fshin bisedën për Berishën

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu është përplasur me një ndjekës në rrjetin social Facebook. Këtë pasdite, Mziu ka postuar një status në lidhje me fiskalizimin ku akuzon qeverinë për dështim në këtë fushë.

Në këtë status një nga ndjekësit e ka konsideruar Mziun të konsumuar dhe e ka krahasuar me letrën higjienike.

Por, demokrati nuk e ka lënë pa përgjigje. Në replikën e tij Mziu shkruan se në fakt letër higjienike bëhen frikacakët pasi ai tregon që ka dhënë prova për dashurinë që ka ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Komentuesi: Le o Xhelal se je i konsumuar si letër higjienike

Komentet

Por, deputeti i PD-së i ka fshirë këto komente më vonë dhe biseda e tij me ndjekësin nuk gjendet më në profilin në Facebook.

n.s. / dita