Albania

UNICEF në alarm: Çdo 11 minuta një i ri vetëvritet

NJU JORK, 11 tetor /ATSH-MIA/ – Shifrat po bëhen gjithnjë e më shumë alarmante, thotë Zeynab Hiyazi, bashkautore e studimit për të rinjtë dhe vetëvrasjet në gjirin e tyre.

Sipas një studimi të UNICEF-it, një në shtatë fëmijë dhe adoleshent të moshës nga 10 deri 19 vjeç në botë, jeton me çrregullime mentale të diagnostifikuara.

”Kjo sjellje përfshin probleme, shqetësime dhe depresion, disa prej të cilave janë aq serioze sa të prekurit ngrenë duart drejt vetes. Kjo do të thotë se një i ri vetëvritet çdo 11 minuta”, thekson ekspertja e UNICEF-it për shëndetin mendor.

”Pothuajse 46 000 të rinj vetëvriten çdo vit. Vetëvrasja është një nga pesë arsyet më të shpeshta për vdekjet te grupmoshat prej 15 deri në 19 vjeç. Ndërkohë, arsyet kryesore të vdekjeve të tyre janë aksidentet, tuberkulozi ose dhuna”, shton ajo.

Në hulumtimin e zbatuar në 21 vende, një në pesë djem ose vajza të moshës nga 15 deri në 24 vjeç ndjehej në depresion.

”Pasojat e pandemisë së koronavirusit janë maja e ajsbergut që ka ekzistuar më parë”, paralajmëron drejtoresha e ekzekutive e UNICEF-it, Henriet Fore./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Coach Angera about 1:2 with PSG: I support VAR, he corrects 70-80% of mistakes. But it's bad when you're in these 20%
Real Madrid is ready to pay Pogba 14 million euros a year, Manchester United - 20 million. The midfielder can leave the English club in the summer for free
Pochettino on 2:1 with Angers: Mbappe decides the outcome when PSG needs it
And to show what a donkey kick is in football? 50 Years ago in England they scored the best goal of the season
Sulscher on Ferguson's words about Ronaldo: We all want to see Cristiano on the pitch because of his uniqueness. But he can't play in every match
Pep on the requirement to stay on top: People judge me not by trophies, but by what will happen tomorrow
Joan Laporta: The Super League is alive, it will replace the Champions League. Juve, Real Madrid and Barcelona continue to win in the courts