Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Vajzat nga Kosova e akuzojnë Miss Serbinë se i mashtroi kur e bënë simbolin serb

E bënë simbolin serb, vajzat nga Kosova e akuzojnë Miss Serbinë se i mashtroi.

Së fundmi është duke u mbajtur gara për “Miss Interkontinental” në Egjipt, dy shtetet shqiptare janë duke marrë pjesë në këtë garë. Shqipëria përfaqësohet nga Frontina Gashi e Kosova nga Besa Çitaku.

Dy bukuroshet kanë qenë sot të ftuara në emisionin “Gjesi në T7”, ku kanë treguar të gjithë historinë e fotografive të cilat kanë bërë buje në rrjete sociale.

Ato kanë treguar në detaje se si i ka mashtruar Miss Serbia, Valentine Petrovic që të bëjnë fotografinë me simbolin serb, pasi ajo bëri shqiponjën dykrenare.