Albania

Vaksinimi i studentëve, ekipet e shëndetësisë në dispozicion çdo ditë të kësaj jave

TIRANË, 12 tetor /ATSH/ Prej ditës së djeshme nisi java e vaksinimit të studentëve dhe vaksinimi po kryhet në fakultetin ku studion, strukturat  shëndetësore me dekanatet dhe rektoratet kanë përpiluar dhe miratuar kalendarin e vaksinimit antikovid.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se, ekipet e shëndetësisë janë në dispozicion çdo ditë të javës.

“Ekipet e shëndetësisë janë në dispozicion të studentëve pranë fakulteteve ku ata studiojnë, për t’u vaksinuar ndaj COVID-19, çdo ditë të kësaj jave, nga ora 8:30-14:00”, tha Manastirliu.

Dje në qendrat e vaksinimit pranë fakulteteve, në kuadër të “Javës së vaksinimit masiv të studentëve”, janë paraqitur një numër i lartë studentësh për të kryer vaksinën.

Që nga nisja e fushatës së vaksinimit “Shqipëria Buzëqesh”, janë kryer 1 milion e 800 mijë vaksinime. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,262,960 vaksina antikovid.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

The owner of Sparta is close to acquiring a 27% stake in West Ham. Later, he will be able to completely buy out the club
Mauricio Pochettino: Messi is the best player in the world with an exceptional understanding of the game
Xavi has been seen as Barca's coach for a long time. He was almost appointed in the winter of 2020
Several Premier League clubs want to sign Hazard in the winter
Fabregas called Alexander Gleb his most underrated partner
Zlatan supported a gay player from Australia: Football is for everyone. My great respect
Ronaldo's girlfriend Georgina is pregnant. This will be the 5th child in the Cristiano family