Albania

VARSHAVË – Morawiecki: Polexit një mit i përhapur nga opozita

VARSHAVË, 11 tetor /ATSH-PAP/ – Mundësia e largimit të Polonisë nga BE është një mit i përhapur nga opozita, tha kryeministri polak, Mateusz Morawiecki në një shënim në Twitter.

Postimi në Twitter i Morawiecki erdhi pasi rreth 100 000 persona u mblodhën në një shesh qendror të Varshavës për të protestuar kundër një vendimi të Gjykatës Kushtetuese polake, që deklaroi se kushtetuta polake ka epërsi mbi ligjin e BE-së.

Vendimi, i cili sfidoi parimin qendror të anëtarësimit në BE, nxiti frikën se qeveria ka ndërmend të nxjerrë Poloninë nga BE.

BE gjithashtu u përgjigj duke shprehur “shqetësimin e saj të thellë” mbi vendimin.

Por, në përpjekje për të qetësuar frikën nga Polexit, Morawiecki shkroi se “Polexit është lajm i rremë. Një mit i dëmshëm, me të cilin opozita po përpiqet të fshehë mungesën e ideve të saj për një pozicion të përshtatshëm evropian për Poloninë”.

Ai shtoi se zërat për Polexit treguan se opozita “po ushqehej me iluzione dhe jo me fakte”.

Duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Morawiecki tha se vendime të ngjashme ishin nxjerrë në disa vende të BE -së, gjykatat e të cilave të gjitha deklaruan se organet e BE-së ndonjëherë i tejkalonin kompetencat e tyre.

“Vendime të tilla janë nxjerrë edhe në Francë, Danimarkë, Gjermani, Itali, Republikën Çeke, Spanjë dhe Rumani”, shkroi Morawiecki./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Ajax fans set off fireworks at the stadium at the match with Borussia
Guardiola on coronavirus: I am vaccinated, I trust doctors and scientists. We see how many deaths there are in England
Griezmann caught up with Giroud in goals in the Champions League (35) and shares 5th place with him among the French
In Amsterdam, fireworks are not only on the field, but also in the stands. The public relations of Ajax and Borussia fans
Mbappe has 46 (28+18) points on the goal+pass system in 48 games in the Champions League
Atletico conceded twice before the 15th minute for the first time under Simeon
Guardiola pro 5-1 with Brugge: One of Man City's best games in European competitions