Albania

Vdes Eddie Jaku (101), njeriu më i lumtur në botë

ROMË, 13 tetor /ATSH-ANSA/ – Eddie Jaku, një i mbijetuar i Holokaustit dhe i konsideruar “njeriu më i lumtur në botë”, vdiq në Sidnej, në moshën 101-vjeçare.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai ishte i burgosur në katër kampe përqendrimi, por arriti të shpëtojë.

Pas kësaj, vendosi t’i kushtonte pjesën tjetër të jetës së tij paqes dhe mirësisë.

“Unë nuk urrej askënd. Urrejtja është një sëmundje që mund të shkatërrojë armikun tuaj, por do të të shkatërrojë edhe ty”, thoshte ai.

Me rastin e 100-vjetorit publikoi autobiografinë e tij të titulluar “Njeriu më i lumtur në Tokë”.

“Unë jetova për një shekull dhe e pashë të keqen në fytyrë. Kam parë më të keqen e  njerëzimit, tmerret e kampeve të vdekjes dhe përpjekjet e nazistëve për të shfarosur jetën. Por, tani e konsideroj veten njeriu më i lumtur në Tokë”, shkruhet në libër.

I lindur në Lajpcig, Jaku jetoi në Australi që nga viti 1950./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

The grandstand collapsed under Vitesse's fans: they celebrated a guest victory with the players and flew down
Mourinho on Juve - Roma: Some have won 9 out of 10 championships, the second - 0 out of 10. But during the game you can forget about it
Gary Neville: Conte is a great coach, but Manchester United is not suitable
Rice is Man City's priority target. The West Ham midfielder is seen as a replacement for Fernandinho
Salernitana fired Castori and appointed Colantuono as coach. She is the 20th after 8 rounds of Serie A
Do you remember how Mourinho trolled Juve fans, put his palm to his ear? He's in Turin for the first time since
The Tottenham and Newcastle game was Interrupted due to a fan's health problems. A defibrillator was needed