LONDËR, 25 tetor /ATSH-DPA/ – Aktori i njohur i serialit ”Friends”, James Michael Tyler, vdiq në moshën 59-vjeçare pasi u diagnostikua me kancer në prostatë, deklaroi një përfaqësues.

Ylli u dashurua nga miliona fansa për portretizimin e Guntherit, menaxherit ekscentrik të kafenesë, me flokë të zbardhura dhe me një dashuri të pakonkurrueshme për Rachelin, luajtur nga Jennifer Aniston.

”Tyler vdiq në shtëpinë e tij në Los Anxheles të dielën”, theksuan përfaqësuesit e tij.

Në qershor, ai zbuloi se kishte kancer të prostatës, duke thënë në një emision televiziv amerikan se ishte diagnostikuar me një formë të avancuar të sëmundjes në vitin 2018 që ishte përhapur në kockat e tij.

Në një deklaratë që njoftonte vdekjen e tij, përfaqësuesit e Tyler thanë se “bota e njihte atë si Gunther nga seriali ‘Friends’, por ai ishte edhe muzikant”./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.