Albania

Veliaj për projektet në kryeqytet: Piramida 3 funksione, Kopshti Zoologjik gati vitin tjetër

TIRANË, 11 tetor /ATSH/ Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke folur për ecurinë e punimeve në qendrën më të madhe të teknologjisë që po bëhet në Shqipëri, tha se me Piramidën po bëhet revolucion.

Në një intervistë televizive Veliaj tha se “nëse ne duam ta bëjmë revolucionin e kodimit ku djemtë e vajzat e Shqipërisë të marrin rrogat që kanë të ngjashmit e tyre jashtë. Piramida do të ketë 3 funksione. Funksioni i parë do të jetë kodimi. Te qendra “Tumo” ne kemi 1000 fëmijë tani që po kodojnë, ndërsa kemi edhe 400 të tjerë në pritje. Këtu e kemi kapacitetin për 5800 fëmijë. E dyta do të jetë një pjesë komerciale, jo në sensin e pazarit dhe dyqaneve, por të kompanive që merren me kodim, dizajn, robotikë apo mekantronikë. Pjesa e tretë është pjesa e start up-e për të rinjtë që duan të fillojnë një biznes vetë”.

I pyetur për Kopshtin Zoologjik, kryebashkiaku zbuloi detaje të reja dhe tregoi se kur do të hapet për vizitorët.

“Kemi një Kopsht Zoologjik që më në fund u vu dorë. Humbëm pak kohë gjatë pranverës me ato shirat dhe këto ditë jemi penalizuar pak, por me shpresë në fund të këtij viti apo në fillim të vitit tjetër ne do jemi gati me një Kopsht Zoologjik që është konceptuar komplet si në Perëndim. Njerëzit do jenë më të kufizuar dhe kafshët do të jenë më të lira. Do jetë një mega surprizë që i shkon të gjithë atij investimi tek liqeni”, përfundoi Veliaj.

/k.s//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Rummenigge on Kimmich's position on vaccination: He has a responsible approach. But from the point of view of an example, it would be better for him to be vaccinated
Luis Suarez: Messi deserved the Golden Ball, he had a great year. I think Leo has no competitors
Rummenigge about Bavaria: We are among the top three clubs in Europe. Our football can be enjoyed
The Salah-Firmino-Mane trio is still powerful, but Jota is eager to take the Brazilian's place. What does each of the options give Liverpool?
Atletico is not yet sure whether to extend the contract with Suarez. Simeone will have the final word
Gerard Pique: I will finish my career at Barca, but I don't want to leave as a reserve player. I'll leave when I see that I'm not as important as before
Chelsea congratulated Abramovich on his birthday. He turned 55 years old