Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Vettingu i politikanëve përfshin persona “non grata”? Ja si përgjigjet Basha

Kreu i PD, Lulzim Basha ka prezantuar 3 amendamentet kushtetuese që janë miratuar nga grupi parlamentar i PD, një prej të cilave përfshin vettingun e politikanëve.

Në fjalën e tij para mediave, Basha u pyet nëse përfshin edhe persona që janë “non grata” duke iu referuar kështu ish liderit të PD, Sali Berisha.

“Do shikoni nga amendamenti se Vettingu i politikanëve ka të bëjë me një dëshirë nga socialistë e demokratë, nga të rinj, studentë që të kemi një politikë pa lidhje me krimin, me politikanë, të cilët arrijnë të përligjin çdo pasuri që kanë.

Në këtë hap, i shërbejmë prioritetit të shqiptarëve, Asnjë nga çështjet që përmenda nuk është në favor të PD apo opozitës. Po të ishte kështu, do të kishte shumë çështje të tjera që do të çonim të parët. E kam thënë dhe e përsëris që jemi në Kuvend me 1 qëllim, me fuqinë që na dhanë shqiptarët të rikthejmë vendin në shinat e demokracisë dhe legjitimitetit. Për këtë arsye do e çojmë përpara axhendën tonë me këto ndryshme”, tha Basha.

j.l./ dita