Albania

VËZHGIM – Antisemitizmi mëse i zakonshëm në të gjithë median sociale

KOPENHAGË, 14 tetor /ATSH-DPA/ – Antisemitizmi është i zakonshëm dhe lehtësisht i arritshëm në median sociale, u tha në një forum ndërkombëtar në qytetin jugor suedez të Malmos.

Me ftesë të kryeministrit suedez, Stefan Lofven, përfaqësues të qeverive, organizatave, akademive dhe shoqërisë civile nga më shumë se 40 vende diskutuan sesi kujtesa e vrasjeve naziste të rreth 6,0 milionë hebrenjve mund të mbahet gjallë dhe se si armiqësia ndaj hebrenjve mund të luftohet më mirë.

Antisemitizmi dhe racizmi në median sociale ishte një temë kryesore në këtë forum.

“Çdo formë e imagjinueshme e antisemitizmit mund të gjendet në të gjitha rrjetet sociale pa shumë mundim”, thanë nga fondacioni “Amadeu Antonio”, që paraqiti rezultatet e një studimi.

Fondacioni tha se ishte veçanërisht shqetësuese që të rinjtë të binin në kontakt me ideologjitë konspirative dhe antisemitizmin në platforma të tilla si Tik Tok dhe Instagram pa qenë të informuar më parë për këto fenomene.

Studimi i përbashkët i botuar të mërkurën nga fondacioni gjerman ”Amadeu Antonio”, fondacioni suedez ”Expo” dhe organizata britanike ”Hope not Hate” vunë në dukje se hashtagët mund të ndihmojnë në përhapjen e paragjykimeve antisemitike me një klikim të mausit.

“Ky hulumtim tregon se si antisemitizmi është përhapur më së shpeshti dhe gjerësisht përmes teorive të komplotit, të cilat panë një rritje të paparë të popullaritetit gjatë pandemisë COVID-19″, sipas ”Hope not Hate”.

Autorët kërkuan një angazhim të qartë nga kompanitë e internetit për të ndaluar antisemitizmin nga platformat e tyre.

“Antisemitizmi nuk ka vend në shoqërinë tonë”, tha Lofven në një video-mesazh të regjistruar.

Ndër të pranishmit në forum ishin e mbijetuara e Holokaustit Dina Rajs dhe presidenti i Kongresit Botëror Hebraik, Ronald S Lauder.

Tema e forumit të Malmos ishte “Kujto-Vepro.”

Fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej në tetor 2020, por u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Folësit, shumica e të cilëve ishin online, përfshinin gjithashtu sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidentin francez, Emmanuel Macron dhe sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.

Ministri i Shtetit i Gjermanisë për Evropën, Michael Roth gjithashtu mori pjesë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

A fiery meeting of PSG in Marseille: Neymar even had difficulty giving corners - he was protected by nets and shields
Pochettino after 0-0 with Marseille: I am pleased with the progress and development of PSG. Neymar showed commitment to the team
Courtois and Valverde were injured following the match with Barca
Mourinho, Spalletti, Inzaghi and Gasperini were removed in the Sunday matches of Serie A
Klopp calls Salah the best in the world. This season is a treasure trove of convincing arguments
Simone Inzaghi: Juventus could only have scored from the penalty spot. Inter controlled the match from start to finish
Juventus broke a series of 6 wins by drawing with Inter. The Torino team did not lose 9 matches