Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

VIDEO: 500 ushtarë dhe 22 helikopterë, kjo është videoja kur bosi më i kërkuar i drogës në Kolumbi është mbërthyer nga policët pas arrestimit

Kjo është videoja kur bosi më i kërkuar i drogës në Kolumbi dhe kreu i bandës më të madhe kriminale të vendit Dairo Antonio Úsuga, i njohur ndryshe si Otoniel është mbërthyer nga policët pasi është arrestuar.

“Otoniel” u kap në provincën rurale Antioquia në veriperëndim të Kolumbisë, afër kufirit me Panamanë.

Operacioni përfshinte 500 ushtarë të mbështetur nga 22 helikopterë. Një polic u vra.

“Otoniel” kishte përdorur një rrjet shtëpish të sigurta rurale për të lëvizur dhe për t’iu shmangur autoriteteve dhe nuk përdorte telefon, ai mbështetej te korrierët për komunikim.

Por vendndodhja e tij në kohën e kapjes së tij u identifikua dy javë më parë, tha gazeta “El Tiempo”. Shefi i policisë Jorge Vargas tha se lëvizjet e tij u gjurmuan nga më shumë se 50 ekspertë të inteligjencës duke përdorur imazhe satelitore.

Sipas mediave të huaja ai u kap pas një operacioni të përbashkët nga ushtria, forcat ajrore dhe policia.

i.b. / dita