Albania

VIDEO: Atentat me armë zjarri te “Komuna e Parisit”! Plumba në kulmin e ndeshjes Shqipëri-Poloni, plagoset 22-vjeçari, arratiset autori i krimit

Një atentat me armë zjarri ndodhi sonte në kryeqytet, me pasojë plagosjen e një personi.

Të shtënat me armë u dëgjuan rreth orës 23:00 në zonën e quajtur “Lulishtja”, tek “Komuna e Parisit” në Tiranë, ndersa gjithe Tirana ishte ne heshtje duke ndjekur sfiden Shqiperi-Poloni.

Pas konfirmimit të të shtënave, në vendngjarje shkuan forca të shumta policie, që morën informacionin edhe për një 22-vjeçar të plagosur në këmbë.

Burime policore thanë se i dëmtuari është Reidi Balla., i cili është dërguar drejt spitalit.

Ai është sulmuar në makinën e tij, por mbetet ende i panjohur autori i krimit, që dyshohet se është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, teksa ka qëlluar disa herë me armë.

Për momentin atentatori mbetet i paidentifikuar, por dëshmia e të plagosurit do të zbardhë dinamikën, motivet dhe nëse ai e ka njohur agresorin.

Dyshohet se sulmi mund të ketë ardhur pas një grindje të çastit, ose si pasojë e ndonjë konflikti të vjetër.

Po analizohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, që janë të shumta dhe mund të çojnë tek gjetja dhe kapja e autorit.

Football news:

A fiery meeting of PSG in Marseille: Neymar even had difficulty giving corners - he was protected by nets and shields
Pochettino after 0-0 with Marseille: I am pleased with the progress and development of PSG. Neymar showed commitment to the team
Courtois and Valverde were injured following the match with Barca
Mourinho, Spalletti, Inzaghi and Gasperini were removed in the Sunday matches of Serie A
Klopp calls Salah the best in the world. This season is a treasure trove of convincing arguments
Simone Inzaghi: Juventus could only have scored from the penalty spot. Inter controlled the match from start to finish
Juventus broke a series of 6 wins by drawing with Inter. The Torino team did not lose 9 matches