Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

VIDEO: Çati të rrëzuara në tokë dhe kamionë të përmbysur, Stambolli goditet nga stuhia e fortë

Një stuhi e fortë ka goditur Turqinë Perëndimore, përfshirë Stambollin.

Në videot e siguruar nga mediat e huaja shihet se stuhia po shkatëron gjithçka që i del para.

Pemë dhe shtylla të energjisë elektrike janë rrëzuar në shumë rrethe dhe janë dëmtuar çatitë e shtëpive.

Disa godina dhe lokale janë dëmtuar nga era e ortë.

Çatia e një pallati në Kiraç fluturoi mbi qytetarët.

Banorët që kanë qenë jashtë pallatit, si pasojë e copave të rëna kanë mbetur të plagosur.

Një grua u vdiq në lagjen Esenyurt të Stambollit, ku erëra të forta shkatërruan një pjesë të një çatie e cila ra mbi gruan dhe fëmijën e saj, njoftoi agjencia shtetërore turke Anadolu.

Fëmija mbijetoi porse me lëndime të ndryshme. Bashkia e Stambolli njoftoi dhe për 3 persona të tjerë të plagosur.

Era arriti një shpejtësi prej 130 kilometrash në Esenyurt dhe Beylikduzu.

Ndërkohë kulla e sahatit në qarkun e Çatalcës është shembur, duke mos i bërë ballë erës së fortë.

j.l./ dita