Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

VIDEO+FOTO/ Dita e Çlirimit, Rama, Meta dhe Nikolla bëjnë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve, përulen para monumentit “Nëna Shqipëri”

Krerët e shtetit kanë kryer homazhe tek Varrezat Dëshmorët e Kombit për të nderuar 77-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë.

Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla kanë vendosur lule te monumenti “Nëna Shqipëri”, duke nderuar kështu të rënët në luftë.

Ashtu si një ditë më parë në Vlorë dhe në ceremoninë e sotme Meta dhe Rama kanë shmangur njëri-tjetrin.

Sakaq, shqiptarët këtë të hënë përkujtojnë 77-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazistë të Luftës së Dytë Botërore.

o.j/dita