Albania

VIDEO: Hungari – Shqipëri, mbyllet në barazim 0 me 0 pjesa e parë, rastet e ndeshjes nga nxjerrja me barelë e Gjimshitit, te çudia e Uzunit

Mbyllet 0 me 0 ndeshja e futbollit mes Hungarisë dhe Shqipërisë. Ndeshja luhet në “Pushkash Arena”, në Budapest.

Kuqezinjtë vijnë në këtë ndeshje si vendi i dytë i grupit I, pasi kanë grumbulluar 12 pikë në 6 ndeshjet e para, ndërsa Hungaria numëron 10 pikë dhe pozicionohet në vendin e katërt.

Shqipëria është përballur 7 herë në histori me hungarezët dhe ka një bilanc negativ prej 5 humbjesh, një barazimi dhe vetëm një fitoreje, ndërsa golavarazhi është 19-1 në favor të Hungarisë.

45+2′ Botka ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Çekiçit.

45+1′ Çekiçi ndëshkohet me karton të verdhë dhe humbet sfidën e radhës ndaj Polonisë.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

42′ Shans i artë për Shqipërinë, Uzuni del i vetëm përball portierit, talenti beratas gabon, por e shpëton pozicioni jashtë loje i sinjalizuar nga gjyqtari anësor.

38′ Shqipëria shfaqet më agresive, por mungon diçka në 20 metrat e fundit, ende nuk është rrezikuar asnjë gjuajtje në kuadrat.

34′ Provojnë të rrezikojnë hungarezët nga krahu i majtë, por i vëmendshëm Berisha, që kontrollon gjithçka.

29′ Zëvendësim i detyruar, largohet nga fusha, Gjimshiti i dëmtuar, vendin e tij e merr Veseli.

27′ Momente paniku te Shqipëria. Berisha, Gjimshiti dhe Ismajli përplasen brenda zonës. Gjimshiti largohet me barrelë dhe humbet sfidën. Një dëmtim në dorë për mbrojtësin shqiptar.

25′ Gabime të shumta në mesfushë si nga hungarezët ashtu dhe nga shqiptarët, futbollistët gabojnë edhe pasat e thjeshta.

22′ Hysaj dhe Gjimshiti, provojnë të furnizojnë me topa repartin difensiv, por mungon saktësia në pasin e fundit, gjithsesi Shqipëria po shfaqet dominuese në këto minuta.

20′ Vendimtar Ismajli, që largon një rrezik të hungarezëve në këndore. Për fat të mirë kjo këndore, nuk shqetësoi portierin Berisha, topi u largua nga mbrojtësit.

18′ Faulle të shumta në mesfushë, nga të dyja skuadrat, Shqipëria e ka përqendruar lojën nga krahët, ku Hysaj dhe Trashi duken tepër aktivë.

15′ Minuta mjaft të mira për Shqipërinë, që shfaqet superiore në fushën e lojës, por mungojnë ende gjuajtjet e rrezikshme në kuadrat.

9′ Bare rrëmben bukur një top në mesfushë, por tregohet egoist, duke sfumuar një mundësi mjaft të mirë. Mesfushori nuk shërben as për Cikalleshin dhe as për Uzunin që prisnin brenda zonës.

4′ Shqipëria provon ta kontrollojë lojën në këto minuta të para, dueli është fokusuar kryesisht në mesfushë, mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

FORMACIONI ZYRTAR I SHQIPËRISË: 

Shqipëria (3-5-2): Berisha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Trashi, Gjasula, Çekiçi, Bare, Uzuni, Cikalleshi Trajner: Edi Reja

shqiperia

FORMACIONI ZYRTAR I HUNGARISË: 

hungaria

n.s. / dita

Football news:

A fiery meeting of PSG in Marseille: Neymar even had difficulty giving corners - he was protected by nets and shields
Pochettino after 0-0 with Marseille: I am pleased with the progress and development of PSG. Neymar showed commitment to the team
Courtois and Valverde were injured following the match with Barca
Mourinho, Spalletti, Inzaghi and Gasperini were removed in the Sunday matches of Serie A
Klopp calls Salah the best in the world. This season is a treasure trove of convincing arguments
Simone Inzaghi: Juventus could only have scored from the penalty spot. Inter controlled the match from start to finish
Juventus broke a series of 6 wins by drawing with Inter. The Torino team did not lose 9 matches