Albania

(VIDEO) “Më mirë për Tetovën”: Sheshi i qytetit është ndër më të shëmtuarit në rajon

Iniciativa “Më mirë për Tetovën” të cilët do të garojnë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, kanë vazhduar me aktivitetet e tyre për të kërkuar votat e qytetarëve për këshilltarë komunal.

Sot ata në konferencë për shtyp thanë se sheshi i Tetovës është ndër më të shëmtuarit në rajon dhe se rinia e qytetit nuk ka asnjë ambient publike, përveç kafeneve.

“Rinia e Tetovës sot nuk ka asnjë ambient publik përveç kafeterive. Sheshi i qytetit është ndër më të shëmtuarit në rajon dhe më gjerë. Hapësirat publike për aktivitete të ndryshme rekreative, kulturore dhe zbavitëse këtij qyteti shumë i mungojnë. Vitet e fundit ngjyra gri e qytetit është bërë e mërzitshme për të gjithë ne”.

“Ne duhet t’ja kthejmë jetën dhe ngjyrat qytetit. Me këshillat nga ekspertët e urbanizmit, dizajnit dhe artit do të ofrojmë ide dhe projekte konkrete për të gjitha pikat në qytet. Një energji e re mund ta bejë Tetovën më të mirë për të gjithë ne. Me përkrahje bëhet”, thanë “Më mirë për Tetovën”.

Ndryshe, në zgjedhjet lokale kjo iniciativë do të merr pjesë vetëm për këshilltarë komunal, ndërsa i pari në listë është Hamdi Sulemani.

Football news:

Dybala's house was robbed in his absence. Thieves took out a collection of watches
The talent from the Netherlands just disappeared. He left Juventus on loan, asked for leave to return home - and disappeared
PSG offered Fati a salary of 15 million euros a year and a signing bonus of 30 million euros. They wanted to sign him to replace Mbappe
Beppe Marotta: Lukaku went to Chelsea to get twice as much. After selling him for 115 million, Inter signed Dzeko for free - there is no difference
Pogba on vegan cleats: It's bold and unique. I can't wait to go out on the field in them
Julian Nagelsmann: There is no compulsory vaccination either in Germany or in Bavaria. I am for vaccination
Sulscher on Ronaldo and Salah: I will be on Cristiano's side in any dispute. But now Mohamed is on fire