Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

VIDEO / “Nëse fitoj unë, prindërit do të ndalohen t’iu vënë këtë emër fëmijëve”, kundërshtari i Macron sulmohet nga protestuesit anti-racistë

Kandidati i ekstremit të djathtë për President të Francës, Éric Zemmour është përballur me një situatë aspak të këndshme për të, teksa është bllokuar në mes të turmës së protestuesve në Paris të Francës.

Kjo ngjarje ndodhi vetëm pak ditë pasi ai deklaroi (Kliko) zyrtarisht kandidaturën e tij në një video, ku nënvizonte pikëpamjet e tij anti-migrante dhe anti-islame.

Në videon e publikuar nga mediat ndërkombëtare, shihet se si Zemmour rrëmbehet nga një burrë pjesëmarrës në tubim, e për pasojë raportohet të ketë pësuar lëndime të lehta, ndërsa nuk ka qenë i vetmi që është sulmuar, pasi pjesë e dhunës janë bërë edhe aktivistët anti-racizëm.

j.l./ dita