Albania

Viti i ri shkollor, ministrja e Arsimit: Kemi gati skenarët, 500 mësues shtesë dhe dyfishim të punonjësve psiko-social

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi në fjalë e saj në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik u shpreh janë përgatitur skenarët nëse do të ketë përkeqësim të situatës së koronavirusit.

Kushi tha se po hartohet plani me  500 kuota shtesë të mësuesve, në rast se do të jenë të domosdoshme për zëvendësim.

Gjatë fjalës së saj ajo theksoi se këtë vit janë siguruar me libra falas për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.

Kushi po ashtu bëri me dije se Ministria e Arsimit ka marrë hapa të vazhdueshme për të përmirësuar arsimin parauniversitar, ndërsa theksoi se i është kushtuar një vëmendje e veçantë fëmijëve me aftësi ndryshe.

“Shkollat e reja që po ndërtohen në kuadër të programit të rindërtimit po i shërbejnë jo vetëm nxënësve, mësuesve por të gjithë komunitetit. Për herë të parë nëpërmjet e-Albenia kemi projektuar regjistrimin online dhe kemi si objektiv ta shtrijmë në të gjithë sistemin. Sa i takon teksteve falas jam e kënaqur që kemi arritur që nga klasa e parë në klasën e parë t’i plotësojmë me tekste falas. Janë 280 mijë nxënës në të gjithë Shqipërinë që kanë përfituar tekste falas. Edhe këtë vit pavarësisht se situata e pandemisë duket me qetë jemi duke hartuar që të kemi 500 kuota shtesë nëse do të kemi përkeqësim të situatës.

Sa i takon nxënësve me aftësi ndryshe, kemi në dispozicion edhe mësues ndihmës që jo vetëm që trajnohen , por kemi futur edhe licencimin e tyre për t’i shërbyer vetëm nxënësve me aftësi ndryshe. Objektivi ynë është që edhe këtë vit vëmendja të jetë më e madhe. Sa i takon shërbimit social, ne vitin e kaluar morëm vendim për të dyfishuar numrin e punonjësve psiko-social dhe këtë e realizuar. Me rëndësi është që ne po punojmë vazhdimisht për ta konsoliduar figurën e punonjësit social.

Sa i përket programit të madh të rindërtimit , sipas të dhënave të sotme nga 170 objekte arsimore, 68 prej tyre kanë përfunduar, prej tyre 36 janë nga buxheti i shtetit, ndërsa nga Bashkia Tiranë kemi 13 ndërsa nga BE kemi 19 objekte arsimore. Pra të gjitha këto shkolla po ndërtohen sipas standardeve më të mira bashkëkohore”, tha Kushi.

Ndërkohë deputeti demokrat, Luan Baçi ngriti shqetësimin për sistemin arsimor shqiptar , pasi sipas tij nuk i përmbush kushtet për zhvillimin e mësimdhënies.

Football news:

Ajax fans set off fireworks at the stadium at the match with Borussia
Guardiola on coronavirus: I am vaccinated, I trust doctors and scientists. We see how many deaths there are in England
Griezmann caught up with Giroud in goals in the Champions League (35) and shares 5th place with him among the French
In Amsterdam, fireworks are not only on the field, but also in the stands. The public relations of Ajax and Borussia fans
Mbappe has 46 (28+18) points on the goal+pass system in 48 games in the Champions League
Atletico conceded twice before the 15th minute for the first time under Simeon
Guardiola pro 5-1 with Brugge: One of Man City's best games in European competitions