Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

VLORË/ Deti i trazuar këput litarët e tragetit nga Brindisi me 129 pasagjerë, arrin të ankorohet në port pas 6 orësh. Udhëtarët: U frikësuam, kishte njerëz që u binte të fikët

Deti i trazuar dhe dallgët e forta bënë që trageti i linjës Brindizi-Vlorë me 129 pasagjerë t’i këputej një nga litarët duke mos mundur dot që të ankorohej në port dhe të dilte sërish në det.

Vetëm pas 6 orësh në det të trazuar, trageti ka mundur të ankorohej, ndërsa pasagjerët në të shprehen të frikësuar nga ngjarja dhe të lodhur nga orët e gjata të pritjes për të zbritur në terminalin e Portit e Vlorës.

Sipas një pasagjeri për shkak të frikës dhe panikut ka pasur dhe persona që u ka rënë të fikët dhe nuk ka pasur një mjek që të kujdeset për ta.

“Kemi pritur mbi 6 orë, për faj të një kabulli apo një teli që u shkëput. Anija pavarësisht se pati vetëm një problem të vogël iku në Sazan dhe në Karaburun. Ne s’kemi pas asnjë njoftim zyrtar, por sipas rregullave që ishin aty ne u bazuam te ato, dhe pse ishte vërtet një udhëtim shumë i vështirë. Në kushte të tilla ne nuk duhet që të vijojmë me probleme të tilla, standardi i kushteve ishte për të dëshiruar pasi aty nuk kishte një mjek dhe kishte pasagjerë të sëmurë që u binte të fikët”, ka thënë ai.

o.j/dita