Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

VMRO-ja fiton numrin më të madh të këshilltarëve

Pas zgjedhjeve të djeshme lokale, VMRO DPMNE-ja ka marrë më së shumti këshilltarë, respektivisht në 42 komuna. LSDM-ja është e dyta me 20 fitore, e ndjekur nga BDI-ja me 13. Koalicioni Aleanca-Alternativa ka më së shumti vota në dy lista këshilltarësh, të ndjekura nga PDSH-ja, PDTM-ja dhe PLD-ja. Megjithatë, kush do të qeverisë komunat do të varet nga koalicionet e ardhshme mes palëve. Ndryshe, për Këshillin e Qytetit të Shkupit, shumica e qytetarëve votuan për listën e këshilltarëve të VMRO DPMNE -së, pra 73,566, që është 34% e numrit të përgjithshëm të votave. Për sa i përket numrit të votave të fituara për këshilltarët në kryeqytet, LSDM është e dyta, për të cilët votën e dhanë pak më shumë se 49 mijë qytetarë ose 23% të votuesve. BDI-ja pason me 26,300 vota ose 12 përqind të votave. Pesëshen e parë nga votat e fituara për këshilltarë në Qytetin e Shkupit e rrumbullakon “E majta” me 19 mijë vota ose pothuajse nëntë përqind dhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa me 11 mijë e pesëqind vota ose 5.5 përqind të votave. Partitë e tjera kanë vota minimale.

Këshilli i Qytetit të Shkupit

VMRO DPMNE – 34% e votave

LSDM – 23% e votave

BDI – 12% e votave

E majta – 9% e votave

AA dhe Alternativa – 5.5% të votave

Alsat përgatiti analizë për një pjesë të komunave më të mëdha, si janë ndarë votat në bazë të listave për këshilltarë. Të dhënat e KSHZ-së tregojnë se për BDI në Këshillin e Tetovës kanë votuar mbi 10 mijë qytetarë apo 27%. ASH-Alternativa dhe VMRO DPMNE kanë fituar 10% të votave kurse LSDM dhe PDSH 7%. Në Manastir, 35% të votave ka fituar VMRO DPMNE ndërsa LSDM 31%. PLD-RDM kanë nga 5% ndërsa BDI 3%. Në Çair, pjesa më e madhe e qytetarëve kanë votuar për listën e këshilltarëve të BDI, afër 11 mijë apo 40%, pason ASH-Alternativa me 25% ose rreth 7000 vota. Në Aerodrom, afër 50% të votave për këshillin e komunës janë për VMRO DPMNE apo rreth 13 mijë vota. Për LSDM kanë votuar 26% apo 7000 vota. Numër serioz të votave në Aerodrom ka fituar E Majta, më saktë 17 mijë vota ose për listën e këshilltarëve të kësaj partie, votën e kanë dhënë 4500 qytetarë.

Në Gostivar, nga ana tjetër, Aleanca-Alternativa dhe BDI fituan një numër pothuajse identik të votave për këshillin. Të dyja partitë fituan gati 30 për qind të votave. Skenar i ngjashëm është edhe në Dibër, ku Aleanca – Alternativa mori më shumë për disa qindra vota. VMRO DPMNE dhe LSDM në Dibër fituan pak më shumë se 10 për qind.  Në Ohër, shumica e votave janë për dy partitë më të mëdha, pra 36% kanë votuar për VMRO DPMNE, dhe 30% për LSDM. Në Strugë, BDI mori numrin më të madh të votave, 35% të votave, ose gati nëntë mijë vota. Aleanca – Alternativa ka pothuajse shtatë mijë vota ose 26 përqind. Në Qendër, nga ana tjetër, shumica e qytetarëve votuan për listën e këshilltarëve të LSDM -së 34 për qind, për VMRO -në 28 për qind, për të Majtën 12 për qind, dhe 12 për qind për kandidaten e pavarur Jana Belçeva Andreevska. Në Kumanovë, 25 për qind votuan për LSDM -në, 19 për qind për VMRO DPMNE -në dhe 11 për qind për BDI -në.

Ile Petrevski