TIRANË, 11 tetor/ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka përshëndeti sot caktimin e ministrit të ri austriak Për Çështjet europiane dhe ndërkombëtare.

“Urimet më të ngrohta Michael Linhart për caktimin si ministër Federal për Çështjet Europiane dhe Ndërkombëtare. Mezi pres të punojmë ngushtësisht me Ministrinë e Jashtme Austriake dhe për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Austrisë”, shprehet Xhaçka.

Ish-ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg u betua sot si kancelari i ri i Austrisë, dy ditë pasi Sebastian Kurz dha dorëheqjen përballë një hetimi për korrupsion.

Ndërkohë, Michael Linhart mori postin e ministrit të Jashtëm të vendit.

Schallenberg dhe Linhart u betuan sot përpara presidentit të vendit, Alexander ven der Bellen.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.