Albania

Xhaçka pret ministren britanike për Evropën, Wendy Morton: Fazë e re në marrëdhëniet dypalëshe

TIRANË, 11 tetor/ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka priti sot në një takim ministren për Evropën të Mbretërisë së Bashkuar, Wendy Morton.

Në fjalën e saj, ministrja Xhaçka u shpreh se kjo vizitë shënon hapjen e siparit të një faze të re në marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Është një moment shumë simbolik, pasi këtë vit ne shënojmë 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve tona diplomatike për herë të parë, në vitin e largët 1921, dhe pikërisht në këtë përvjetor jemi duke punuar ngushtë për t’i dhënë kësaj marrëdhënie një dimension të ri, shumë më ambicioz, qoftë në shkëmbimet ekonomike, politike, kulturore por edhe në bashkëpunimin në organizata ndërkombëtare”, tha Xhaçka.

Sipas ministres Xhaçka, axhenda dhe përfshirja shumë aktive e ministres Morton në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëri është treguesi më i qartë se këtu bëhet fjalë për një vullnet reciprok.

Kjo, sipas ministres Xhaçka, e bënte optimiste për hedhjen e hapave konkrete për ta shfrytëzuar siç duhet potencialin e madh për shkëmbime që ekziston mes vendeve.
“Ne kemi tashmë një marrëveshje të partneritetit, tregtisë dhe bashkëpunimit mes vendeve tona, vitin që vjen do të ngrihet Këshilli i Partneritetit dhe Bashkëpunimit Tregtar, që do të jetë forumi përmes të cilit do të kalojë ky ridimensionim i marrëdhënieve tona. Por për më tepër, kemi tani edhe një mundësi unike për të konsoliduar marrëdhëniet duke punuar së bashku në Këshillin e Sigurimit, ku na bashkojnë një sërë prioritetesh duke filluar që nga axhenda e grave, paqes e sigurisë, apo çështjet klimatike, por edhe qasje të ngjashme ndaj dosjeve në Këshillin e Sigurimit që kanë të bëjnë me tematika apo shtete të veçanta”, u shpreh ministrja Xhaçka.

Ministrja theksoi se mezi priste të vazhdonin punën me një kalendar konkret hapash e masash, duke filluar ndoshta që nga konsultimet diplomatike lidhur me Këshillin e Sigurimit e duke vazhduar me projekte konkrete bashkëpunimi në të gjithë fushat me interes të përbashkët.

Ndërsa ministrja britanike, Morton tha se duke rënë dakord të mbahet Këshilli i Përbashkët i Partneritetit, Mbretëria e Bashkuar riafirmon mbështetjen për axhendën ndërkombëtare dhe të reformave të Shqipërisë, tregtinë dhe investimet, të drejtat e njeriut, kulturën dhe arsimin.

Gjithashtu, sipas ministres Morton, Britania konfirmon angazhimin për një marrëdhënie më të ngushtë me Shqipërinë dhe për të luajtur një rol pozitiv të vazhdueshëm në Ballkanin Perëndimor.

“Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë një mik dhe aleat i fortë për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Morton. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Joaquin is the first player in the XXI century to make an assist in La Liga at the age of 40+ years
Do you remember what hell the fans made at the Euro finals? For this, England will play without spectators
Gary Lineker: I don't understand why Lacazette doesn't play anymore. Probably there must be a reason, but I don't see it
Infantino about the World Cup every 2 years: The pros are obvious. When it was decided to hold it once every 4 years, there were 40 teams, and now 211
Arteta on 2-2 with Crystal Palace: Arsenal dominated at the beginning, but lost control of the game
Ben Foster: Being a goalkeeper, you think: Lord, don't let Salah get through. He is one of the best players in the world at the moment
Neville about Manchester United: Ask Sulscher in a personal conversation if he would like to return last year's squad, and he will say yes