Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Zaev: Uniteti është gjëja më e rëndësishme

Kryeministri Zoran Zaev, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka thënë se tani më shumë se kurrë duhet uniteti.

Ai ka shkruar se qytetarët dërguan dje një mesazh dhe sipas tij, atë mesazh duhet ta dëgjojnë dhe të veprojnë sipas tij.

Zaev, po ashtu ka thënë se ata janë lufta kundër së keqes, derisa ka theksuar se populli dëshiron të shohë rezultatet të mira, shkruan Alsat.

“Qytetarët duan që vendi dhe komunat të ecin përpara dhe ne duhet të bëjmë çmos që kjo të ndodhë. Ne po hyjmë në raundin e dytë dhe po luftojmë për çdo qytet të vetëm dhe drejtimin e vendit tonë. UNITETI tani është gjëja më e rëndësishme”, ka shkruar Zaev./Alsat.mk