Albania

Zbulohet misteri i vizitës mjekësore të Trump në 2019: Ishte rutinë por ai s’donte të bëhej ‘meme’

Vizita sekrete e ish -Presidentit Donald Trump në spitalin Walter Reed në vitin 2019 dukej se ishte për një kolonoskopi rutinë, sipas Stephanie Grisham, ish-sekretares së shtypit të Trump dhe shefes së stafit të zonjës së parë, Melania Trump.

Sipas CNN, Grisham shërbeu si sekretare shtypi ieShtëpisë së Bardhë, shefe e stafit të Melania Trump dhe drejtoreshë e komunikimit në East Wing gjatë administratës Trump para se të jepte dorëheqjen pas trazirave të 6 janarit në Capitol Hill. Në librin e saj, Grisham jep një përshkrim të kohës së saj në Shtëpinë e Bardhë dhe përshkruan një kulturë gënjeshtrash në administratën Trump.

Në libër, Grisham sqaron dhe ‘incidentin’ e ndodhur më 2019 ku Trump u paraqit në spital por asgjë detaj rreth vizitës së tij nuk u bë publik duke shkaktuar aludime të shumta rreth asaj çfarë mund të kishte ish-presidenti.

Grisham thotë se vizita në spital e Trump ishte një “procedurë shumë e zakonshme” dhe një kontroll rutinë.

Ajo gjithashtu shkruan se ish -Presidenti, George W. Bush kishte një procedurë të ngjashme ndërsa ishte në detyrë.Grisham shkruan se Trump nuk donte që zvpresidenti i atëhershëm, Mike Pence të ishte në pushtet ndërsaai kurohej, gjë që ishte pjesë e arsyes që ai e mbajti vizitën e tij private. Ai gjithashtu “nuk donte që të nëhej meme” në rrjetet sociale apo emisionet e mbrëmjes.

Episodi është vetëm një nga disa zbulimet në prapaskenë nga Grisham, e cila ishte nga stafi i lartë me shërbimin më të gjatë të Trump dhe dëshmitare e disa momenteve gjatë administratës së Trump.

Grisham filloi të punojë për kandidatin e atëhershëm Donald Trump në 2015. Ajo hyri në Shtëpinë e Bardhë si zëvendëssekretare e shtypit nën Sean Spicer, por në mars 2017, Melania Trump e punësoi atë për stafin e saj në East Wing.

Si drejtoreshë e komunikimit në East Wing, Grisham shpejt u bë punonjësja më e shquar e zonjës së parë.

j.l./ dita

Football news:

The owner of Sparta is close to acquiring a 27% stake in West Ham. Later, he will be able to completely buy out the club
Mauricio Pochettino: Messi is the best player in the world with an exceptional understanding of the game
Xavi has been seen as Barca's coach for a long time. He was almost appointed in the winter of 2020
Several Premier League clubs want to sign Hazard in the winter
Fabregas called Alexander Gleb his most underrated partner
Zlatan supported a gay player from Australia: Football is for everyone. My great respect
Ronaldo's girlfriend Georgina is pregnant. This will be the 5th child in the Cristiano family