Albania

Zbulohet si bëhet mashtrimi me metër për dru

Përveç çmimit jashtëzakonisht të lartë që kanë drurët për ngrohje thuajse çdo vit, një problem tjetër që i shqetëson blerësit, janë mashtrimet që u bëhen atyre nga ana e shitëseve, kur bëhet fjalë për sasinë e saktë të drurëve që ata paguajnë.

Janë me dhjetëra raste që janë zbuluar mashtrimet e drushitësve, ku shihet manipulimi i druve në atë mënyrë që nga jashtë të duket gjithçka në rregull, por në brendi janë pjesë tërësisht të zbrazëta, me çka blerësi nëse paguan për 10 metra dru, dëmtohet për së paku tri metra.

Mirëpo, kjo nuk është metoda e vetme me të cilën drushitësi mashtrojnë gjatë shitjes.

Shumë prej drushitësve përdorin metra të rremë, të cilët nuk janë të saktë në matje dhe në një gjatësi prej një metri, ata arrijnë të vjedhin 13.5 centimetra dru.

Këtë mund ta shihni edhe përmes videos së publikuar, ku shihet një metër i konfiskuar nga një drushitës.

Këshilla më e mirë është që secili që shkon për të blerë dru, të marrë me vete metrin e vet dhe me të ta bëj edhe matjen e druve.

Football news:

Chelsea congratulated Abramovich on his birthday. He turned 55 years old
Patrice Evra: I've had enough of this toxic masculinity. Tears are not a sign of weakness
Neville included Ronaldo and Maguire from Manchester United and 9 Liverpool players in the united team
Beckham will become the face of the 2022 World Cup and will promote Qatar. The contract is for 10 years with a salary of 15 million pounds a year
Karim Benzema: My idols Ronaldo and Zidane came to Real Madrid and took the Golden Ball. Now I am not so far from it
Paul Merson: I don't see Sulscher as the coach of Manchester United in the long term, if Liverpool wins
Jose Mourinho: Does Mourinho want more players? Of course, like any coach. But Mourinho is not an asshole