Albania

Zgjatja e afateve të Vetingut, Balla: Çështje teknike, politika të rrijë larg

TIRANË, 12 tetor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se “ekspertët e PS-së po punojnë intensivisht dhe me dy institucione ndërkombëtare që kanë këshilluar mbarëvajtjen e reformës në drejtësi, për zgjatjen e mandatit të organeve të Vetingut”.

Në një prononcim për medie para Kryesisë së Kuvendit, Balla tha se “po punohet për të konkluduar në amendamentin kushtetues për zgjatjen e mandatit të Komisionit të Përkohshëm të Kualifikimit”.

Kjo sipas tij, “që të arrijmë që të kemi brenda një kohe të shkurtër këtë amendament gati dhe pastaj të fillojë procedura parlamentare”.

“Një amendament kushtetues kërkon një kohë minimalisht 45 ditë, por mund të shkojë dhe 60 ditë dhe si e tillë kjo do kërkojë shumë punë. Por, unë e konsideroj një çështje tepër teknike tek e cila politika duhet të rrijë larg, në kuptimin e rëndësisë së procesit të Vetingut që ka ecur tejet mirë. Askush prej nesh të mos e politizojë. Ta mbajë si çështje teknike, si nevojë e vijimit të reformës në drejtësi”, tha Balla.

Ai siguroi se “nuk ka asnjë lloj ‘pazari’, sepse kjo është një çështje që unë e konsideroj të një rëndësie të veçantë, ku secili prej deputetëve duhet të marrë përgjegjësinë që i takon”.

Për sa i përket çështjeve të tjera, Balla tha se “kemi gatishmëri për të qenë në mënyrë vijuese të hapur, për të diskutuar pa rezerva çdo lloj çështje që mund të vijë nga opozita në Kuvendin e Shqipërisë”.

Po ashtu, Balla tha se “mazhoranca do të rrëzojë komisionin për çështjen ‘Becchetti’ dhe do të miratojë dy komisionet e tjera hetimore që ka kërkuar opozita, atë për zgjedhjet e 25 prillit dhe për inceneratorët”.

“Diskutuam ngritjen e komisionit për hetimin e zgjedhjet të 25 prillit, ngritja e të cilit do të votohet të enjten. Jemi duke punuar për dakordësimin e projektvendimit për komisionin hetimor për çështjen e trajtimit të mbetjeve, ndërkohë që do të rrëzohet komisioni hetimor për çështjen ‘Becchetti’”, tha ai./m.m//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Ajax fans set off fireworks at the stadium at the match with Borussia
Guardiola on coronavirus: I am vaccinated, I trust doctors and scientists. We see how many deaths there are in England
Griezmann caught up with Giroud in goals in the Champions League (35) and shares 5th place with him among the French
In Amsterdam, fireworks are not only on the field, but also in the stands. The public relations of Ajax and Borussia fans
Mbappe has 46 (28+18) points on the goal+pass system in 48 games in the Champions League
Atletico conceded twice before the 15th minute for the first time under Simeon
Guardiola pro 5-1 with Brugge: One of Man City's best games in European competitions