Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Zgjedhja e anëtarëve të KED, Kim: Vazhdon zbatimi i Reformës në Drejtësi! I hap rrugën përfundimit të Gjykatës Kushtetuese

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka përgëzuar shortin e hedhur nga Presidenca, në bashkëpunim Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Avokatin e Popullit me për zgjedhjen e anëtarëve të rinj në KED.

Sipas ambasadores shorti transparent i djeshëm i hap rrugë plotësimit të Gjykatës Kushtetuese në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa shprehet optimiste për vazhdimin e Reformës në Drejtësi.

Diplomatja amerikane kujton se Gjykata Kushtetuese arriti kuorumin 1 vit më parë që mundësoi funksionalitetin dhe se veprimi i djeshëm i hap rrugën përfundimit të Gjykatës Kushtetuese në fillim të vitit 2022.

“Vazhdon zbatimi i Reformës në Drejtësi. Më vjen mirë që Zyra e Presidencës (në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Avokatin e Popullit dhe të tjerë) zhvilloi dje një short transparent për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Gjykata Kushtetuese arriti kuorumin 1 vit më parë që mundësoi funksionalitetin. Veprimi i djeshëm i hap rrugën përfundimit të Gjykatës Kushtetuese në fillim të vitit 2022. Inkurajojmë të gjitha institucionet përkatëse që të vazhdojnë përpara – pavarësisht pengesave – për zbatimin e reformës në drejtësi”, shkruan ambasadorja Kim në Twitter.

o.j/dita