Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

“Zihen me afru datën e Çlirimit, sikur të ziheshin kështu me na afru datën e rrogës..!” Ekonomia copë dhe estrada enveriane e debatit shterpë mes politiqenërve dështakë të Tiranës

Ne shqiptarët këtë të hënë festuam 77 vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazistë të Luftës së Dytë Botërore. Ushtria Nacionalçlirimtare e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore zhvilloi kryengritje të armatosur kundër pushtimit të Shqipërisë.

Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria u pushtua nga forcat gjermane.

Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944. Shqipëria u çlirua me forcat e veta, ndërsa të gjithë shtetet e tjera të Ballkanit u çliruan me ndihmën e Armatës së Kuqe.

Në 20-30 vitet e fundit, pas ndryshimit me kompromis të sistemit, ka vijuar një debat shterpë mbi datën e çlirimit nëse ajo ishte 28 apo 29 nëntori.

Megjithëse Shqipëria ka sot probleme të shumta ekonomike, klasa e dështuar politike e saj, vazhdoi edhe këtē vit të gjenerojë konflikt me emrin e Enver Hoxhës, i cili është drejtues i LANÇ që solli Çlirimin e më pas,  diktatori që u zëvendësua nga ata që i kishin shërbyer sa ishte gjallë.

Gjithsesi, sot që “politiqenërit” e këtij vendi, (siç i quan me të drejtë mjeku i respektuar Tritan Kalo), vazhdojnë me këte histori, po sjellim një mesazh që na e dërgoi në redaksi një miku ynë lexues i Ditës:

U bënë dekada që zihen për datën e Çlirimit… Para disa vitesh kur kishin nuk e di sa ditë që debatonin në Parlament për këtë datë, një koleg më tha: Ore, po këto k…ra, kanë një jave zihen me afru datën e Çlirimit, sikur të ziheshin kështu me na afru datën e rrogës...”

Është një copëz humor, por që  dëshmon shkurt e qartë se si interesat e vërteta publike janë ku e ku, të tjera, krahasuar me estradën enveriane të konfliktit shterpë, të cilën e vijojnë dështakët e ‘pordhitikës’ në Tiranë (sërish citim termi nga i nderuari Kalo).

E kush mund të thotë që nuk ka të drejtë!?

o.j. /dita