TIRANË, 30 nëntor/ATSH/ Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf u takua sot me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Sipas ambasadës gjermane takimi mes ambasadorit Zingraf dhe kreut të opozitës u zhvillua në vazhdën e shkëmbimeve periodike të informacionit.

“Temë e bisedës ishin ndër të tjera puna aktuale në parlament, procesi i reformave në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe çështje të institucioneve brenda PD-së dhe programatikës së saj për të ardhmen”, thekson ambasada gjermane.

/k.s//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.