Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Aksidentohet autobusi i linjës së Lundrës

TIRANË, 26 mars /ATSH/ Në rrugën e Elbasanit, ndodhi sot një aksident ku drejtuesi i autobusit të linjës së Lundrës humbi kontrollin e mjetit, si pasojë e një problemi shëndetësor.

Shoferi 42-vjeçar siç raportohet në medie ka patur luhatje të tensionit dhe e ka përplasur autobusin me dy mjete të parkuara. Atij i është kryer edhe testi i alkoolit dhe nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.

Grupi hetimor mbërriti menjëherë ne vendin ku ndodhi aksidenti dhe nga këqyrja e vendit të ngjarjes nuk ka patur shenja frenimi në rrugë. Dyshohet se pasi shoferi ka humbur vetëdijen autobusi ka devijuar djathtas dhe është përplasur me dy mjete të parkuara përpara se të përfundonte i përmbysur në rrugë.

Si pasojë e këtij aksidenti mbetën të plagosur 3 qytetarë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Ky është aksidenti i dytë brenda një muaji ku përfshihen mjete të transportit publik. Në fund të shkurtit një autobus i linjës se Unazës përplasi 9 automjete në Tiranë, dhe për pasojë mbeten të plagosur disa qytetarë.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.