TIRANË, 28 korrik/ATSH/- Plazhi i Semanit, 18 kilometra larg qytetit të Fierit me hapësira pa fund bregdetare me rërë të imët kurative, plazhe familjare me ujëra të ngrohta është një tjetër destinacion turistik.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjete sociale pamje nga ky plazh dhe fton qytetarët që ta vizitojnë.

Rama shprehet se Semani është një tjetër destinacion turistik për këto ditë të nxehta.

Plazhet e Darzezë dhe Seman po kthehen gjatë viteve të fundit në të preferuarit e shumë  turistëve të huaj, pasi janë plazhe të virgjëra me rërë të pastër dhe ujë të kthjellët.

Vija bregdetare e Fierit nuk ofron vetëm plazhe, por edhe vende fantastike për aventurë,  eksplorim, peshkim apo sporte ekstreme.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.