TIRANË, 11 prill /ATSH/ Agjencia e Mbikëqyrjes Policore zhvilloi procedurën e hedhjes së shortit të parë për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe AMP-së.
Për të ndjekur nga afër procesin ishte i pranishëm edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, kreu i AMP-së, Ardi Veliu, përfaqësues të ICITAP, si edhe trupat vlerësuese.
Ministri Çuçi gjatë fjalës së mbajtur kërkoi që vlerësimi të kryhet në mënyrë të pandërprerë për t’u vetuar të gjithë subjektet që përcakton ligji.
“E rëndësishme është transparenca dhe shpejtësia e këtij procesi. Duhet të jeni objektivë, të shpejtë dhe transparentë. Ky vlerësim është një moment shumë i rëndësishëm për të forcuar integritetin e trupës policore”, tha Çuçi.
Ndërsa drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu, shpjegoi hapat procedurialë që zbatohen gjatë hedhjes së shortit duke i falënderuar pjesëmarrësit për kontributin e dhënë për ecurinë dhe mbarëvajtjen e këtij procesi.
Shorti u hodh në lidhje me ndarjen e trupave vlerësuese, caktimin e anëtarit zëvendësues dhe anëtarit relator, si edhe shortimin për 36 subjekte të vlerësimit. Në finale u shortuan 36 subjektet e vlerësimit që do i nënshtrohen vettingut në të trija shtyllat e vlerësimit; pastërtia e figurës, pasuria dhe aftësitë profesionale.
Lista emërore si më poshtë bashkë me funksionin që ushtrojnë:
1. Drejtues i Lartë Neritan Nallbati, Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
2. Drejtues i Lartë Rebani Jaupi, Drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
3. Drejtues i Lartë Saimir Boshnjaku, Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionit, në Drejtorinë e Përgjithshme
4. Drejtues i Lartë Zenel Hyka, Drejtor i Departamentit për Shërbimet Mbështetëse, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
5. Drejtues i Parë Altin Qato, Drejtor, në Drejtorinë e Policisë Rrugore, në Departamentin e Sigurisë Publike, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
6. Drejtues i Parë Arjan Muça, Drejtor i Drejtorisë Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve, në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
7. Drejtues i Parë Edmond Rizaj, Drejtor i Drejtorisë së Hetimit, në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
8. Drejtues i Parë Edmond Sulaj, Drejtor në Drejtorisë kundër Krimit ndaj Personit dhe Pasurisë, në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
9. Drejtues i Parë Fatmir Lleshaj, Drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit dhe Drejtimit, në Departamentin për Sigurinë Publike, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
10. Drejtues i Parë Genc Merepeza, Drejtor Kabineti, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
11. Drejtues i Parë Hamdi Fjora, Drejtor i Drejtorisë së Forcave lëvizëse Operacionale, në Departamentin për Sigurinë Publike, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
12. Drejtues i Parë Nevila Xoxa (Resulaj), Drejtor në Drejtorinë e Tekonoligjisë së informacionit, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
13. Drejtues i Parë Theodhori Gravani, Drejtor në Drejtorinë e Protokollit në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
14. Drejtues Shpresa Latifi, Drejtor i Drejtorisë së Financës në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
15. Drejtues Gentian Ndoi, Drejtor i Drejtorisë për Krimin Ekonomik dhe Financiar, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
16. Drejtues Vilma Ibrahimi, Drejtor në Drejtorinë e Analizës dhe informacionit Kriminal, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
17. Drejtues i Parë Ervin Hodaj, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër
18. Kryekomisar Ilir Proda, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan
19. Drejtues i Parë Kastriot Skënderi, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat
20. Drejtues i Parë Lorenc Panganika, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier
21. Drejtues Dhimitraq Ziu, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër
22. Drejtues Ermal Muçaj, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë
23. Drejtues i Parë Vehbi Bushati, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë
24. Drejtues Altin Merizaj, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Shkodër
25. Drejtues Arben Joco, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Tiranë
26. Drejtues Fatmir Hoxha, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Korçë
27. Drejtues Luan Arifaj, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Durrës
28. Drejtues Ndue Doçi, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Gjirokastër
29. Kryekomisar Eduard Sulejmani, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Vlorë
30. Kryekomisar Alban Dautaj, Drejtori i Drejtorisë së Antiterrorit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
31. Altin Curri, Drejtor i Drejtorisë së Hetimit pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore
32. Elidon Çela, Drejtor i Drejtorisë Rajonale Tiranë pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore
33. Eljona Preçi, Drejtor i Drejtorisë së Inspektimit dhe Ankesave pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore
34. Shkëlqim Zuriqi, Drejtor i Drejtorisë së Analizës dhe Sigurisë së Personelit pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore
35. Drejtues i Parë Vasil Dode, Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit pranë Gardës së Republikës
36. Drejtues Liman Hoxha, Drejtor i Drejtorisë për Sigurinë e PLSH pranë Gardës së Republikës.
/gj.m/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.