TIRANË, 10 shkurt/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të ftohta me origjinë veriore.
Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit por gjatë pjesës së parë të ditës do të ketë edhe prezencë të vranësirave kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Në zonat luginore në orët e mëngjesit mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – lindje me shpejtësi mesatare nga 1 – 8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era intensive me shpejtësi deri në 12 – 16m/s. Valëzimi në dete i forcës 2 – 4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 0/12 | Diell re |
Kukës | -4/9 | Diell re |
Lezhë | 2/13 | Diell re |
Dibër | -6/8 | Diell re |
Durrës | 3/14 | Diell re |
Tiranë | 2/15 | Diell re |
Elbasan | 0/14 | Diell re |
Berat | -4/15 | Diell re |
Vlorë | 4/15 | Diell re |
Korçë | -5/7 | Diell re |
Gjirokastër | -5/13 | Diell re |
Sarandë | 3/16 | Diell re |
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.