Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Rama: Simbiozë e plotë për projektet e Tiranës me kryebashkiakun

TIRANË, 3 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se bashkëpunimi me kryetarin e bashkisë së Tiranës është i suksesshëm.

I pyetur gjatë një bisede televizive këtë mëngjes, se nëse do të ishte sërish në mandat të katërt kryetar bashkie çfarë do të kishte bërë sërish, Rama theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy pushteteve si themelore.

“Lali Eri ka lindur me këmishë, sepse është themelore për një kryetar bashkie që të ketë derën e hapur dhe të ketë disponimin e qeverisë qendrore për t’u ulur e diskutuar për projekte për të marrë mbështetje. Unë i kam provuar të dyja edhe kur kam pasur mbështetjen e qeverisë megjithëse ka qenë kontekst krejt tjetër, pasi të ardhurat e bashkive ishin të vogla, buxheti i shtetit i vogël, dhe probleme e Shqipërisë shumë ndryshe dhe shumë më të thella. Sepse gjërat harrohen shpejt. Por që të funksionojë bashkia pa pasur mirëkuptim, pa ndarë vizionin me qeverinë, në kontekstin e Shqipërisë është e pamundur”, theksoi Rama.

Njëkohësisht, ai vuri në dukje se për projektet e Tiranës janë në simbiozë.

“Ka lindur me këmishë, sepse e kam në gjak eksperiencën e kreut të bashkisë, duke pasur në gjak Tiranën, jo vetëm e mbështes, por edhe e nxis shumë. Jemi në simbiozë të plotë dhe kjo na jep mundësinë të bëjmë gjëra. Nuk e di nëse ka gjëra që do t’i bëja ndryshe, por gjërat që bëjmë i bëjmë bashkë. Ai ka detyrën të mendojë 24 orë në ditë për Tiranën, të jetë proaktiv, të vijë me propozime, që nuk i mungojnë dhe sigurisht është një bashkëpunim i suksesshëm pa diskutim”, deklaroi Kryeministri.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.