VJENË, 18 gusht /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman, Olaf Scholz do të zhvillojë sot një takim me kancelarin austriak Karl Nehammer, në Salzburg për të diskutuar disa çështje përfshirë migrimin.
Dy kancelarët do të diskutojnë kontrollet kufitare brenda zonës Shengen dhe luftën kundër migrimit të parregullt.
Austria po bllokon zgjerimin e zonës së udhëtimit pa viza Shengen për të përfshirë Bullgarinë dhe Rumaninë, duke përmendur migracionin e paligjshëm.
Sipas zyrës së kancelarit në Vjenë, Scholz dhe Nehammer do të diskutojnë çështjet aktuale të politikës evropiane, ndërkombëtare dhe ekonomike, përveç marrëdhënieve dypalëshe.
Gjermania është partneri më i rëndësishëm tregtar i Austrisë. Vëllimi i tregtisë arrin në 130 miliardë euro (142 miliardë dollarë) në vit, dhe 30% e të gjitha eksporteve austriake shkojnë në Gjermani.
Gjermanët janë gjithashtu grupi më i madh i të huajve në Austri. Sipas Statistikave të Austrisë, 217 000 gjermanë banuan në Republikën Alpine vitin e kaluar.
“Në të kundërt, 256 000 austriakë jetojnë në Gjermani”, sipas të dhënave nga Ministria e Jashtme gjermane.//a.i/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.