TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, priti sot në takim ambasadorin e Republikës Çeke në Shqipëri, Karel Urban.

Në takim u diskutua për zhvillimin e futbollit në Shqipëri dhe për dy ndeshjet e ardhshme mes Shqipërisë dhe Çekisë në kualifikueset e Euro “Gjermani 2024”.

Ambasadori Urban vlerësoi rezultatet e kombëtares shqiptare dhe rritjen e futbollit shqiptar, ndërsa Duka e siguroi se skuadra dhe tifozët çekë do të gjejnë një atmosferë të shkëlqyer dhe do ta kalojnë orë të bukura në Shqipëri me rastin e ndeshjes mes dy kombëtareve.

Gjithashtu, në takim u fol edhe për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në të ardhmen veçanërisht në fushën e futbollit.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.