UASHINGTON, 21 mars /ATSH-DPA/ – SHBA-ja i ka ofruar Ukrainës një ndihmë tjetër ushtarake prej 350 milionë dollarësh për t’u mbrojtur në luftën kundër Rusisë, njoftoi dje në mbrëmje Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.
“Paketa e ndihmës përfshin kryesisht municione”, tha Departamenti i Mbrojtjes.
Pajisjet për pastrimin e minave, cisternat e karburantit dhe sistemet e imazhit termik do të përfshihen, gjithashtu.
SHBA-ja konsiderohet aleati më i rëndësishëm i Ukrainës.
Që nga fillimi i luftës, ndihma e saj ushtarake ka arritur në mbi 30 miliardë dollarë.//a.i/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.