TIRANË, 27 mars/ATSH/- Drejtoria e Policisë së Tiranës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur rreth orës 01:00 të pasmesnatës ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.

Në njoftimin zyrtar, policia deklaron se si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

Policia informon se është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.