TORONTO, 16 qershor /ATSH-AA/ – Kanadaja do të presë garën e tetë të sezonit në Kampionatin Botëror në Formula 1.
Xhirot për renditjen në Çmimin e Madh të Spanjës do të fillojnë nesër në orën 22:00 në pistën Gilles Villeneuve të gjatë 4,361 kilometra në qytetin Montreal të Kanadasë. Ndërsa gara me 70 xhiro do të fillojë të dielën më 18 qershor në orën 20:00.
Deri më tani Max Verstappen nga Red Bull ka fituar pesë gara ndërsa shoku i tij i skuadrës, Sergio Perez, dy gara. Etapa e 6-të e sezonit, Çmimi i Madh i Emilia Romagna në Itali u anulua për shkak të fatkeqësisë së përmbytjeve.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:
Klasifikimi i pilotëve
1. Max Verstappen (Holandë): 170 pikë
2. Sergio Perez (Meksikë): 117
3. Fernando Alonso (Spanjë): 99
4. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 87
5. George Russell (Britani e Madhe): 65
Ekipet
1. Red Bull: 287
2. Mercedes: 152
3. Aston Martin: 134
4. Ferrari: 100
5. Alpine: 40 /os/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.