TIRANË, 27 mars /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të lagështa origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me alternime vranësirash deri të dendura. Parashikohen reshje shiu me intensitet të dobët deri në mesatar në formë shtrëngate. Reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar në vendet malore.

Era do të fryjë me drejtim jug – jugperëndim dhe shpejtësi 1-8 m/sek, përgjatë vijës bregdetare deri në 14 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës nga 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 11/22 Re shi
Kukës 8/16 Re shi bore
Lezhë 10/21 Re shi
Dibër 9/18 Re shi bore
Durrës           10/20 Re shi
Tiranë 11/23 Re shi
Elbasan 9/23 Re shi
Berat 6/22 Re shi
Vlorë           10/24 Re shi
Korcë 8/14 Re shi bore
Gjirokastër 6/24 Re shi
Sarandë 12/19 Re shi

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.