TIRANË, 16 qershor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama priti sot me një ceremoni shtetërore Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.
Në bulevardin pranë Kryeministrisë u zhvillua ceremonia e mirëseardhjes e Kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orbán,
Pas ekzekutimit të himneve të Shqipërisë dhe Hungarisë, Kryeministri Rama dhe homologu hungarez iu drejtuan selisë së Kryeministrisë për të zhvilluar takimin zyrtar.
Konferenca e përbashkët për shtyp e kryeministrit Edi Rama me homologun e tij hungarez do të mbahet në orën 10:40.
Orbán publikoi në rrjetet sociale foto lidhur me vizitën e tij zyrtare në vendin tonë duke shkruar: ”Mbërritëm në Shqipëri, na presin negociata të rëndësishme”./m.m/
Nga pritja zyrtare e Kryeministrit hungarez, Viktor Orban në Tiranë, fotot Franc Zhurda
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.