Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Rama: Takim informal në Tiranë midis 17-18 korrikut me Brukselin, Kurti është i ftuar zyrtarisht  

TIRANË, 6 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për Klan Kosovën se, do të organizojë një takim informal në Tiranë midis 17-18 korrikut me Brukselin dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është i ftuar zyrtarisht.

I pyetur nëse Kosova është palë që mund të përfitojë nga Samiti i Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë në tetor, Rama u shpreh se, “unë nuk e imagjinoj dot që mos jetë. Domethënë që Kosova mos të jetë palë, të mos jetë një nga 6 vendet në tetor unë nuk e imagjinoj dot kurrë”.

“Dhe jo vetëm kaq, por megjithëse tani është bërë kjo puna e masave që çdo ditë del një entitet dhe thotë po ndërpresim, pas kësaj vizite dy ditore, unë kam parashikuar që të bëjmë një takim informal në Tiranë në fillim të javës midis 17-18 korrikut me Brukselin për të folur për këtë. Dhe ia kam bërë shumë të qartë. Nëse takimi informal do të mbahet në Tiranë, unë nuk e bëj me 5, me 6 kështu që Albini është i ftuar të vijë në Tiranë. Do t’i shkojë dhe ftesa zyrtare kuptohet, jo me ëhatsapp, po dhe me ëhatsapp. Të vijë në Tiranë të marrë pjesë në proces”, tha Rama.

“Natyrisht që më vjen keq që nuk u takuam sepse do të jetë i painformuar se për çfarë po flasim, por do të mundohem që ta informoj atje paraprakisht”, u shpreh Rama.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.