TIRANË, 24 prill/ATSH – I. Vata/ -Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi sot kërkesën nr. 13, të Komisionerit Shetëror të Zgjedhjeve për vendosje sanksioni administrativ ndaj kryetarit të Bashkisë Lushnjë dhe personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike në bashkinë Lushnjë, për zhvillim te veprimtarive publike, pavarësisht nga ndalimi që ishte vendosur për to më parë nga ana e KQZ-së.
Në përfundim të shqyrtimit, KAS pranoi pjesërisht kërkesën nr. 13, dhe vendosi sanksion administrativ me gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë për personin përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në bashkinë Lushnjë dhe sanksion administrativ me gjobë në masën 2 500 (dymijë e pesë qind) lekë për kryetaren e bashkisë Lushnjë.
Gjithashtu, KAS shqyrtoi kërkesën nr. 14, të Komisionerit Sheteëror të Zgjedhjeve për vendosje sanksioni administrativ ndaj personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike në bashkinë Tropojë, për mosraportimin e një veprimtarie publike te kryetarit të bashkisë Tropojë.
Në përfundim të shqyrtimit, KAS pranoi kërkesën nr. 14 dhe vendosi sanksion administrativ me gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë për personin përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në bashkinë Tropojë.
/gj.m/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.