Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

10 mijë euro për një vizë false për në SHBA e Kanada, GJKKO dënon 16 trafikantët me 79 vite burg

Procesi në GJKKO kundër një grupi të strukturuar kriminal që dërgonin ilegalisht persona drejt SHBA-së ka përfunduar me dënimin e 16 personave. Ata merrnin 10 mijë euro për të dërguar me viza false në SHBA dhe Kanada.

Të akuzuarit kryesor Bukurije Ahmetaj dhe Elvis Ahmetaj janë dënuar respektivisht me 12 dhe 10 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajnë 8 vite Bukurije Ahmetaj dhe Elvis Ahmetaj 6 vjet e 8 muaj burgim për shkak të gjykimit të shkurtuar. 16 trafikantët janë dënuar me rreth 79 vite burg.

Report Tv zbardhi dosjen e SPAK për grupin e strukturuar kriminal që dërgonte qytetar me viza false në SHBA, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar si dhe vendet e Bashkimit vropian. Këta persona kanë funksionuar si një grup i strukturuar me detyra të përcaktuara qartë, ku merreshin me falsifikimin e letërnjofimeve, pasaportave dhe vizave më shumë se një herë dhe kanë ndihmuar më shumë se një herë qytetarë që të hyjnë ilegalisht në SHBA, nëpërmjet tre korridoreve, (Shqipëri-Gjermani-R.Domenikane në Meksikë- SHBA; Shqipëri-Bullgari-Francë-Republika Domenikane- SHBA; Shqipëri-Francë-Londër-R.Domenikane-SHBA), por gjithashtu edhe në Kanada dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Dënimet përfundimtare, duke përfshirë uljen me 1/3 prej gjykimit të shkurtuar

Bukurije Ahmetaj 8 vite burg

Elvis Ahmetaj 6 vite e 8 muaj burg

Fatmir (Elvis) Qema 8 vite burg

Eduart Haxhiu 7 vite e 4 muaj burg

Altin Memaj 8

Blerim Coka 8

Azem Tanushi 7 vite e 4 muaj burg

Xhelil Dautaj 4

Mark Gjinaj (Gjini) 5

Shkëlzen Avduli (Gjoka, Popenga) 2 vite e 4 muaj

Klajdi Llikaj 2 vite e 4 muaj burg

Admir Spahia 2 vite e 4 muaj burg

Drita Sadrija 2 vite e 4 muaj burg

Aida Cenaj 2 vite e 4 muaj burg

Ilir Ferati 2 vite e 4 muaj burg

Juxhin Tirana 2 vite e 4 muaj burg